Lezan Doda, babai i 18-vjeçares, që dje u gjet e mbytur në det ka gjetur forcën të shkruajë për ndarjen nga jeta të vajzës së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Doda ka shkruar disa fjalë prekëse për vajzën e tij, Enisën.
“U prefsh në paqe zemra e babit, zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit”, ka shkruar Doda.
Vajza u gjet 700-800 metra larg bregut e mbytur në det, me shenja dhune, dje rreth orës 16:30. Ajo ishte me origjinë nga Burreli dhe jetonte në Bathore. Ajo ndodhej në Velipojë për pushime.
U mësua se ajo kishte qenë në skaf (motor uji) me 24-vjeçarin, i cili deklaroi se nuk e dinte sesi kishte rënë në det.