TaynaDoruntina Shala apo siç njihet me emrin e artit, Tayna, ditën e sotme (e enjte) ka publikuar këngën e re.“Qe qe” titullohet projekti i ri i 23 vjeçares, të cilin e shoqëroi me një klip mjaft të veçantë, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.Dhe përveç tekstit e realizimit, artistja nga Prizreni u komentua në masë të madhe edhe për paraqitjen e saj si latine.
Ajo e nis videon me një fustan të kuq në të cilin ka lënë pak vend për imagjinatë, ku shfaqet pa të brendshme dhe duke kënduar në gjuhën spanjolle.Më pas, bukuroshja vjen me një fustan të bardhë në të cilin po ashtu ka vënë në pah linjat trupore.
Klipi vazhdon me paraqitjen e këngëtares si te “Pasionet e Fshehta”, pasi theksoi se është inspiruar nga seriali i famshëm i viteve të 2000-ta.