Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se veterani i UÇK-së, Naim Beqiraj, është maltretuar psiqikisht nga policia e Kosovës në stacionin policor të Graçanicës.
Sipas Gucatit, Beqiraj është maltretuar vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, njofton Klan Kosova.
“Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së”.
“Ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre”.