Nëse shqiptarët shkojnë në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë dhe të mos harxhojnë kerozin.
Kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai reagoi pas deklaratave të politikanëve nga Kosova, përfshirë Ramush Haradinajn, se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shkohet për një marrëveshje ligjërisht detyruese midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiq .
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se në takimin e 2 shtatorit në Uashington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë