Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, vazhdon të këmbëngulë që të marrë karrigen e Presidentit të vendit.
Madje, ai ka vënë në pikëpyetje edhe partneritetin e mëtutjeshëm qeverisës me LDK-në, duke thënë se nëse ai nuk emërohet në postin e të parit të shtetit, do të prishet koalicioni.
Por Lidhja Demokratike e Kosovës duket se nuk e ka me urgjencë këtë çështje, e as kërcënimin e Haradinajt për prishje të koalicionit.
Kreu i LDK-së Isa Mustafa, i ka thënë Periskopit se partia e tij nuk është duke u marrë me postin e Presidentit.
“Aktualisht LDK nuk është duke u marrë me postin e Presidentit”, ka deklaruar Mustafa për Periskopin.
E gjatë ditës, disa media vendore kanë raportuar se LDK-ja është e gatshme që postin e Presidentit t’ia japë Partisë Demokratike të Kosovës dhe 5 ministri, në rast që kjo e fundit i bashkohet koalicionit qeverisës.