Familja e heroit Ismet Ukaj nga Strellci i Deçanit ia ka falur gjakun e vëllaut të vrarë 30 vjet më parë familjes Zenelaj, nga po ky fshat.
Përfaqësuesi i familjes Haki Ukaj tha se gjakun e vëllait po e fal për hir të të rënëve për liri, por edhe për ta nderuar ish-kryeministrin Ramush Haradinaj që ishte prezentë me këtë rast.
“Ne familja Ukaj e kemi sos me ja fal gjakun e vëllait familjes Zenelaj. Gjakun duam me fal për hir të dëshmorëve dhe atyre që dhanë jetën për liri, gjakun po ja falim kryeministrit Haradinaj”.