Sabri Fejzullahu ka shkruar pas ngushëllimeve që ka pranuar me rastin e vdekjes së vëllait të tij më të madh.
Gjatë ditës së djeshme, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka lajmëruar se vëllai i tij i madh, është ndarë nga jeta.
Me këtë rast ai ka pranuar shumë mesazhe ngushëllimi nga fansat e shumtë gjithandej nëpër rrjetet sociale.
Kështu, këngëtari ka vendosur që me anë të një mesazhi të falënderojë të gjithë, duke thënë se këto mesazhe të sinqerta ia kanë lehtësuar dhimbjen.
Mes falënderimeve nga zemra, Fejzullahu shkruan: “Lutem që kurrë të mos keni ditë pikëllimi në shtëpitë tuaja, por vetëm shëndet, paqe e dashni”.
Shefki Fejzullahu, vëllai i madh i këngëtarit është ndarë dje nga jeta, ndërsa kohët e fundit ai ka qëndruar i izoluar duke u ruajtur për shëndetin e tij për shkak të pandemisë, e madje këngëtari ka thënë se nuk janë parë për tre muaj gjatë karantinës.