India ka shënuar sërish rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Vetëm në 24 orët e fundit atje janë regjistruar edhe 64 mijë raste të reja.
Kjo rritje e rasteve bënë që numri total i të infektuarve me COVID-19 në Indi t’i ofrohet 2.8 milionëshit.
Nga ana tjetër qeveria indiane është e fokusuar që të bëjë teste masive në vend. Sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore atje janë kryer 31 milionë testime,shkruan BBC.
India mban numër të madh të vdekjeve dhe radhitet e treta në botë për nga numri i rasteve me fatalitet, duke llogaritur më shume së 52 mijë persona të vdekur nga përhapja e pandemisë.