Paris Saint Germain për herë të parë është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve.
Kampionët e Francës në gjysmëfinale kanë mposhtur befasinë e këtij sezoni, Leipzigun me rezultat 3 me 0.
PSG kaloi në epërsi në minutën e 13-të me një gol me kokë të Maquinhos pas një krosimi preciz të Di Marias nga gjuajta e lirë.
I njëjti u përkujdes që të shënoj vetë golin e dytë në minutën e 42-të, kësaj radhe i ndihmuar nga Neymar.
Rezultatin e vulosi Bernat në minutën e 56-të, ku pas një keqkuptimi në mbrojtjen gjermane, Di Maria e vodhi topin dhe krosoi për të.
Kjo është finalja e parë në histori për Parisin në derisa Leipzig duhet të jetë i kënaqur që ka arritur në gjysmëfinale vetëm gjashtë vite pas formimit si klub.
Në finalen e madhe, PSG do të ndeshet me fituesin e ndeshjes së nesërme në mes të Bayernit dhe Lyonit.