Gledis Kraja ka vdekur mbrëmë pasi u qëllua me armë zjarri në Shkodër. Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së mbrëmjes së 17 gushtit dhe dyshohet se ai është vëllai i shokut të viktimës.
Bëhet fjalë për Sebastian Smakaj i cili është tashmë në kërkim nga Policia.
Nuk dihen ende motivet pse ka ndodhur kjo vrasje që ka tronditur mbrëmë Shkodrën.
Gledis Kraja u qëllua me breshëri automatiku në orën 21:55, ndërkohë nuk i mbijetoi dot plagëve duke ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës.