nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të paqëndrueshme ajrore, duke krijuar kushte për mot jostabil të shoqëruar me erëra, reshje shiu dhe rrezik për breshër.
Kjo situatë e paqëndrueshme meteorologjike parashihet sonte dhe nesër (të mërkurën), ndërsa nga dita e enjte parashihet përmirësim i kushteve atmosferike.
Temperaturat minimalet parashihen të lëvizin nga 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 24-27 gradë Celsius.