Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Hoti e ka falënderuar për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë.
Hoti ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Po ashtu ai theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Ndërsa, Sekretari i Aleancës Veri-atilantike e siguroi kreun e ekzekutivit të Kosovës se NATO-ja do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate