Deputeti nga radhët e Aleancës pë Ardhmerinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë se Qeveria Kurti kishte hequr nga buxheti mjetet e ndara për projektin e rrugës Deçan-Plavë.
“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u bë tëmë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për ndërprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe.
“Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt! Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar!”, shkruan ai në Facebook.