Tërë qenien dhe jetën ia dedikoj skenës artistike të vendit e popullit të tij, që një ditë ta ketë vendin dhe trajtimin e merituar
Mirëpo, aktori i mbi 200 roleve në film e teatër, nuk e kishte menduar kurrë se do të vinte dita që vendi i tij do ta harronte në kohën kur ai ka nevojë më së shumti.
“Derisa Çuni të jetë gjallë, nuk do të vdesë arti i tij”, kështu thotë Çun Lajçi, të cilën këto ditë kemi pasur rastin ta shohim në një pozitë tjetër dhe që menjëherë ka ngjallur reagim dhe diskutim.
Tash e disa ditë, Lajçi po bënë shitjen e veprave të tij letrare nëpër sheshet kryesore të komunave të Kosovës, duke dashur kështu të shpreh një rebelizëm ndaj gjithë situatës dhe trajtimit që ju bëhet artistëve në vendin tonë.