KFOR ka bërë të ditur se kanë bërë hapin e parë të sigurisë në hapësirën e Manastirit, si përgjigjie ndaj tensioneve të ngritura pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë.
Në një njoftim të lëshuar së fundi, thuhet se ushtarët italianë, kanë mbështetur bashkëluftëtarët e tyre moldavë në këtë zonë, me post-roje të vendosura brenda Zonës së Posaçme të mbrojtur të Deçanit.
”Ushtarët italianë të Komandës Rajonale të KFOR-it në Perëndim, lehtësuan bashkëluftëtarëve të tyre moldavë, me post-roje të vendosura brenda Zonës së Veçantë të mbrojtur të Deçanit.
Operacioni i udhëhequr nga NATO në #Kosovë, vepron si përgjigjie e parë e sigurisë për hapësirën e Manastirit të Deçanit”.