Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror ka qenë minimale. Në 24 seanca plenare, vetëm 7 përqind të agjendës legjislative të zgjedhurit e popullit kanë arritur të votojnë në Kuvend. Kjo ka bërë që mbi 100 projektligje të mbesin në procedurë.
Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Demokratik i Kosovës
Eugen Cakolli nga KDI tha se kjo ka ardhur si pasojë e emergjencës shëndetësore dhe krizës politike që ka qenë gjatë këtij viti.
Derisa theksoi se një faktor tjetër është brishtësia e koalicionit qeverisës, e cila ka një shumicë minimale.
Mbyllja e sesionit pranveror është vendim i gabuar i Kuvendit të Kosovës. Sesioni pranveror në këtë vit është karakterizuar nga kriza politike dhe emergjenca shëndetësore. Aktiviteti dhe puna e Kuvendit gjatë këtij muaji ka qenë minimale. Numër i konsiderueshëm i projektligjeve të mbesin ende në procedurë”, tha ai.