Një person ka raportuar në polici se i ka humbur kuleta me para, aktualisht ndodhet në stacionin policor në Suharekë, ku po jep deklaratën lidhur me rastin.
Mediat lokale raportojnë se viktimës i ka humbur një shumë e konsiderueshme e parave, të dedikuara për mjekim.
Lajmin për humbjen e parave e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“ Personi në fjalë e ka njoftuar policinë rreth orës 18:00, detajet për shumën e parave nuk i dimë, aktualisht është duke dhënë deklaratë në stacionin policor në Suharekë”, tha Osmanollaj