Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova është një mozaik i kulturave dhe feve të ndryshme.
Sipas tij, vendet fetare dhe kulturore të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlera dhe kujtesa e përbashkët e shoqërisë sonë dhe kanë mbijetuar për shekuj për shkak të mbrojtjes nga njerëzit e Kosovës.
“Kosova është një mozaik i kulturave dhe feve të ndryshme. Vendet fetare dhe kulturore të të gjitha etnive dhe besimeve në Kosovë janë vlera dhe kujtesa e përbashkët e shoqërisë sonë dhe kanë mbijetuar për shekuj për shkak të mbrojtjes nga njerëzit e Kosovës. Ky është një angazhim i rrënjosur në traditën tonë”.