Skuadra e Olimpique Marseille ka njoftuar se tre lojtare dyshohet se janë të infektuar nga Covid 19,vetëm 5 ditë përpara nisjes së sezonit të ri Francez.
Skuadra do ti nënshtrohet tamponeve për të identifikuar nëse ka raste të reja infektimesh.
Ndeshja që është programuar kundër Saint Etienne është vendosur në diskutim dhe ka rrezik të mos zhvillohet.
Vetëm pak ditë më parë, Marseille anuloi miqësoren me Shuttgartin për faktin se pasi një rast të konfirmuar pozitiv me Koronavirus.
Drejtuesit e klubit kanë vendosur ta anulojnë seancën stërvitore të paradites së kësaj të hënë, në pritje të rezultateve të testeve të fundit.