Presidenti i ekipit të Barcelonës Josep Maria Bartomeo tashmë ka bërë zyrtare shkarkimin e trajnerit Quique Setien.
Ky vendim vjen pas humbjes me Bayern Munich me rezultatin e thellë 8-2 por edhe mbyllja e sezonin pas asnjë trofe.
Setien u emërua trajner i Barçës në janar të këtij viti dhe plot pas 7 muajsh dështoi si trajner duke e humbur garën për titull në La Liga edhe pse gjendej disa pikë përpara skuadrës rivale të Real Madrit.
Ndërsa emrat që janë diskutuar për zëvëndësimin e tij janë Ronald Koeman dhe Mauricio Pochettino.
Bordi do të mblidhet sot për të diskutuar vendime të mëdha për klubin.