Kryeministri Avdullah Hoti, ka ftuar të rinjtë të konkurojnë për t’u bërë pjesë e Ushtrisë së Kosovës
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se konkursi për rekrutet e rinj mbetet i hapur edhe pak ditë.
“Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim”, ka shkruar Hoti.
Hoti thotë se duke u bërë pjesë e FSK’së, të rinjtë në të ardhmen e afërt do të jenë ushtarë të NATO’s.
“Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s. Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.