Është inicuar rast ndaj një personi në Istog pasi ka organizuar aheng familjar ku ishin të ftuar rreth 70 persona.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Istog. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit për shkak se kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë i cili në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar në të cilin kishin qenë rreth 50-70 persona. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.