Policia në Gjakovë ka arrestuar një pronar të një restoranti për shkak se aty kishte lejuar të mbahej një aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 50 persona.
I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.