Ish-portieri i Kombëtares së Anglisë, Joe Hart, pritet t’i bashkohet skuadrës së Tottenhamit.
Kështu ka bërë të ditur mediumi anglez, The Telegraph, i cili raporton se 33 vjeçari ka mbetur lojtar i lirë pas largimit nga Burnley.
Hart, për 12 vite ishte pjesë e skuadrës Manchester City, prej së cilës u largua në vitin 2018.