Në Spitalin e Gjakovës janë hospitalizuar 48 pacientë, ku prej tyre 36 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 6 të tjerë kanë dalë negativ në këtë test.
Nga raporti i spitalit, thuhet se 28 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe një është në respirator.
Gjashtë pacientë të tjerë janë në pritje të testimit dhe një tjetër është në CPAP maskë.
Me COVID-19 janë infektuar edhe gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre staf mbështetës të këtij spitali.