Shkollat e mesme nuk janë duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar për mbajtjen e distancës.
Dhjetra nxënës janë parë sot të grumbulluar para shkollave duke pritur për t’u regjistruar për vitin e ri shkollor.
Por nxënësit nuk kanë mbajtur radhë dhe distancë para këtyre shkollave. Madje distanca kundër Covid-19 nuk është respektuar as në shkollën e Mjekësisë.
Gazeta ka pranuar disa fotografi të shkollës “Ali Sokoli” dhe “Xhevdet Doda”, ku shihet se nxënësit presin të grumbulluar dhe pa distancë, për t’u regjistruar për vitin e ri shkollor.
Mos mbajtja e distancës dhe mos respektimi i masave tjera është një nga arsyet pse shkollat nuk pritet të fillojnë mësimin fizikisht në shkolla në shtator. Për këtë gjë ende nuk ka një vendim përfundimtar.