Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka ngushëlluar familjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj dhe prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Esat Ademi.
Në telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës thuhet se “Me pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj”.
“Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për Ju si familje, por edhe për tërë sistemin prokurorial, të cilit Kryeprokurori Selimaj i shërbeu më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, shkruhet në telegram ngushëllimi nga Shoqata e Prokurorëve të Kosovës.
Po ashtu kjo shoqatë ka shkruar edhe se Esat Ademi ishte shembulli i një njeriu të urtë dhe me profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.