Gazeta në gjuhën frënge “Le Matin Dimanche” e Zvicrës perëndimore, duke cituar një vlerësim të të dhënave nga administrata federale, raporton se Zug-u është qyteti me shkallën më të ulët të taksave në Zvicër.
Kjo vlen si për taksat komunale ashtu dhe për ato kantonale dhe federale.
Një çift i martuar i shtresë së mesme, pa fëmijë, me të ardhura prej 125.000 frangash në këtë qytet paguan vetëm 5451 franga në vit për taksat, transmeton albinfo.ch. Në Gjenevë për të njëjtin destinim, kjo familje do të paguante tri herë më shumë ndërsa në Neuchâtel, madje katër herë më shumë.
Qyteti Zug në Zvicrën qendrore është gjithashtu i volitshëm për të jetuar, sa u përket tatimeve, edhe për familjet me dy fëmijë, të cilat kanë të ardhura modeste totale prej 60.000 frangash, përcjell albinfo.ch. Familjet e tilla në Zug nuk paguajnë asnjë taksë, ndërsa në Biel (Kantoni i Bernës), për shembull, ata duhet të japin 1562 franga për autoritetet tatimore.
Në Zvicrën frankofone, qyteti Sion i Kantoinit të Valisit ka nivelin më të ulët të taksave ndër të gjitha qytetet e mëdha të vendit. Përjashtim këtu bën Gjeneva, ku, kategoria me të ardhura më të ulëta, paguan më pak taksa.