Futbollisti i Werder Bremenit, Milot Rashica nuk po e dëshiron transferimin te skuadra e Premierligës angleze, Aston Villa.
Kështu ka shkruar sot mediumi gjerman “deichstube” i cili raporton se pavarësisht se dy skuadrat tashmë janë pajtuar për transferimin e vushtrriasit drejt ishullit britanik, është lojtari ai i cili po refuzon një gjë të tillë.
Rashica, ishte raportuar më parë se kishte arritur marrëveshje personale me skuadrën gjysmëfinaliste të Ligës së Kampionëve, RB Leipzig, por që oferta e tyre nuk ishte mjaft bindëse për Werder Bremenin.