Më shumë se 1 mijë kosovarë të infektuar me koronavirus janë shëruar në gjashtë ditët e fundit në vend. Gjatë këtyre ditëve, janë regjistruar edhe 63 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese
Këto të dhëna janë pjesë e një infografike, të cilët e ka publikuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas kësaj infografike, nga 10 gushti deri më 15 gusht, janë konfirmuar edhe 1 mijë e 28 raste të reja me COVID-19, pas testimit të rreth 3 mijë mostrave të marra nga QKUK’ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi rasteve në terren.Nga kjo shifër, betejën më këtë sëmundje e kanë fituar rreth shtatë mijë pacientë, derisa janë regjistruar 390 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndryshe, numri i kosovarëve që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 11 mijë.
Aktualisht në gjithë vendin janë 3 mijë e 924 raste aktive me COVID-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.