Lyon mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti me rezultatin 3 me 1 nënkampionin e Premierligës, Manchester Cityn.
Kështu, për herë të parë në histori të kësaj gare, në këtë fazë gjenden dy skuadra nga kampionati franceze si Paris Saint Germain dhe Lyon.
Por, niveli jo i kënaqshëm i kampionatit në Francë shpesh herë ka bërë që të quhet edhe si “liga e fermerëve”.
Për këtë ka reaguar edhe sulmuesi i Parisit, Kylian Mbappe i cili ka thumbuar kritikët me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Në postimin e tij, 20-vjeçari pas kualifikimit të Lyonit dje ka shkruar:
“Liga e fermerëve”, duke e shoqëruar me disa duartrokitje.