Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë e faljes së Edward Snowden.
Snowden, ish-punonjës i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili aktualisht jeton në Rusi, është duke u kërkuar nga autoritetet amerikane për shkak të publikimit të informacioneve të ndjeshme të inteligjencës amerikane në vitin 2013, shkruan Reuters.
Mirëpo si duket Trump tashmë e ka ndryshuar qëndrimin rreth kësaj çështje.
“Unë do të filloj të shikoj në këtë çështje”, ka thënë Trump para gazetarëve duke shtuar se mund ta konsiderojë opsionin e faljes.