• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Parandalohet vrasja e trefishtë, personi me automatik në krah kapet në qendër të qytetit

15/08/2020 - 16:48:00
Parandalohet vrasja e trefishtë, personi me automatik në krah kapet në qendër të qytetit

Një ngjarje e rëndë kriminale mësohet se është parandaluar gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit.

Një person raportohet se qarkullonte me armë në krah në qytet dhe dyshohet se ishte nisur për të kryer një vrasje.

Lexo më shumë

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
2
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
1

Policia ka vënë në pranga personin i cili qarkullonte me automatik në qytet, si dhe një 59-vjeçar, i cili bashkëpunoi me autorin për fshehjen e tij.

Arrestimi- Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se autori I.P., 36-vjeç po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në qytet dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të trefishtë.

Ndërsa u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës  në banesën e tij shtetasin I. P.

Sekuestrimi- Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Ngjarja- Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I. P., 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

Njoftimi i plote:

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Finalizohet me sukses nga policia operacioni i koduar “Parandalimi”.

Operacioni nga DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe FNSH Fier, për parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti që mund të çonte në vrasje të trefishtë me armë zjarri.

Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes, të cilit iu gjet e sekuestrua edhe arma e zjarrit tip automatik.

Arrestohet gjithashtu edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes duke e fshehur atë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Polciisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe me mbështetjen e FNSH-Fier, pas marrjes së informacionit mbrëmjen e djeshme se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri kallashnikov në qytet dhe dyshohej se mund të kryente një vrasje të trefishtë, menjëherë organizuan punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Parandalimi”.

Përgjatë natës dhe paradites së sotme, është rrethuar zona dhe janë zhvilluar dhjetra kontrolle në ambiente, në rrugë, në automjete me pika kontrolli, në banesa të braktisura, në disa banesa të të afërmëve të personit të dyshuar, pasi personi i dyshuar në momentin që ka parë që po afrohehsin shërbimet e policisë ka mundur të largohet në rrugët e brendshme të lagjeve të qytetit duke përfituar dhe nga errësira.

Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës në banesën e tij shtetasin I. P.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi I. P., 36 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori”, me shtetasit L. P., 30 vjeç; K. P., 25 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, banues në Fier, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë shtetasit e lartpërmendur, por sapo ka parë shërbimet e policisë të afroheshin drejt tij, është larguar me shpejtësi.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier, falënderon qyetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar te Policia për të denoncuar raste të tilla të cilat çojnë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale dhe fton sërisht ata që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë, pasi Policia është e bindur se me bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve, krijohet një ambient më i sigurt për të gjithë shoqërinë.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
2
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
1
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit

May 12, 2025
33
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

May 12, 2025
17
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
4
Në këto komuna u rrahën 4 gra në familje për 24 orë
Lajme

E rrahu gruan para fëmijëve të mitur në veturë – arrestohet 28-vjeçari në Prishtinë

May 12, 2025
3
Next Post
Paraburgim për dy personat që sulmuan fizikisht dy policët në Ferizaj

Paraburgim për dy personat që sulmuan fizikisht dy policët në Ferizaj

Më të fundit

  • Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
  • PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
  • Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi