Një person është gjendur i mbytur ditën e sotme në zonën e ‘Portoromanos’ në Durrës. Personi sipas policisë është I moshës 30 vjeç, i paidentifikuar.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vëndin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.