Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin prishtinas Gentrit Begolli.
Begolli dhe ‘Legjendat’ arritën marrëveshje njëvjeçare, njofton faqja zyrtare e klubit nga Podujeva.
Më poshtë njoftimi zyrtar i klubit.
Sulmuesi i krahut të majtë, Gentrit Begolli pas një viti të kaluar tek Flamurtari është rikthyer përsëri tek Llapi. Begolli ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në stërvitje.
Gentrit Begolli, 28 vjeç, i lindur në Prishtinë ka qenë pjesë e Llapit në dy edicione: 2017/18 dhe 2018/19 ku në 38 ndeshje të zhvilluara kishte arritur shifrën e 4 golave dhe 4 asistimeve.
Paç suksese në edicionin e ri Geni.