Një ditë pas humbjes deklasuese të Barcelonës nga Bayern Munchen me rezultatin e thellë 8:2, kanë vazhduar talljet për katalanasit në rrjetet sociale.
Madje, së fundi në një postim në Twitter, janë publikuar shifrat e disa prej transfereve të dy skuadrave, ku Bayern ka blerë nëntë futbollistë me 139 milionë funta, ndërsa Barcelona për një shifër të ngjashme (142 milionë funta) ka blërë vetëm futbollistin Philippe Coutinho, i cili dje luajti si i huazuar te bavarezët e ku pas inkuadrimit në pjesën e dytë shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim.