Dy zyrtarë policorë në rajonin e Ferizajt gjatë mbrëmjes së djeshme janë përballur me sulm fizik derisa ishin të angazhuar në planin operativ kundër masave anti COVID-19.
Për këtë ka reaguar një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, Ridvan Tahiri, transmeton Klan Kosova.
Tahiri ka kritikuar reagimin e pjestarëve të Policisë dje në Ferizaj.
Ai ka cekur tri pika ku çdo zyrtar policor duhet t’i zotërojë para së të dal në terren.
Më poshtë postimi i tij:
I dashur Polic/e gjithmon kam qenë në mbrojte të juaj, por jo edhe atëherë kur gaboni.
Çka ke bo 6 muaj në Akademi?
A ke ushtruar se si duhet neutralizuar një person që të sulmon dhe nuk i bindet urdhërav tuaj? Apo nuk e kë lexuar nenin 21.
Apo jeni vesh me të njofshem si 70% Policë të tjerë.
Një Polic i Kosovës i cili nuk duket mir fizikisht,dhe nuk është i pergaditur për 3 pika mos e hedh në detyrë.
1. Fizikisht i përgaditur.
2.Të ketë njohuri në artë marciale (këto mësohen edhe në akademi).
3.Të jetë preciz në gjuajtje më arme zjari.
Plotsoj këto tri pika dhe dil në teren, a nëse e ke vesh atë uniformë vetëm sa për rrogë, atëherë rri brenda dhe mos dil në qytet.
Mos harro: Së pari vlen jeta jote mbroje atë, sepse duhet t’i shërbesh qytetarve.
Kthehu i gjallë në shtëpi.