Michael Cohen ka publikuar një pjesë të librit të tij rreth Donald Trump duke zbuluar disa të vërteta rreth jetës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ish-avokati i Trump në librin e titulluar “Disloyal” (I pabesë) thotë se nxjerr Donald-in ashtu siç është në të vërtetë dhe që pak e njohin.
Lexo Edhe:
Foto intime të Donald Trumpit me gra të ndryshme
“Përveç gruas dhe fëmijëve, unë e njihja Trump më mirë se kushdo tjetër,” shkruan Cohen duke pretenduar se ishte ai që e shtyu për të garuar për President.
“Unë e njihja më mirë se kushdo se e kam parë në të gjitha rrethanat, në klub stripi, në takime biznesi, dhe në momentet kur e tregonte vërtet veten si ishte: gënjeshtar, mashtrues, racist,” zbulon ai.
Në pjesën e parë të librit, ish-avokati i tij zbulon se Trump nuk ka miq të vërtetë, nuk ka askënd me kë të ndajë sekretet. “Për 10 vite më kishte vetëm mua, isha gjithnjë aty për të dhe shikoni ç’më ndodhi mua”.
Madje ai zbulon se e ka shpëtuar edhe nga një dënim 3-vjeçar me burg. “Unë merresha me të gjitha, me kundërshtarët e tij, me partnerët e biznesit, madje gënjeja dhe Melania-n për tradhëtitë e tij jashtë-martesore. I bërtisja dhe kërcënoja këdo që hynte në rrugën e tij drejt pushtetit,” pranon Cohen.
“Nga eskperiencat në klubet e sektsit në Vegas tek mashtrimet me taksat dhe marrëveshjet e fshehura me zyrtarët nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nuk isha thjesht një dëshmitar i rritjes së Trump në pushtet, ishte pjesëmarrës shumë aktiv,” shkruan ai.
Ai shton se Trump ka bërë gjithçka për t’u bërë pjesë e botës së Putin dhe oligarkëve të tij të korruptuar.