Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi pas dështimit të votimit nga Kuvendit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka reaguar duke e quajtur veprim të turpshëm nga ane e deputetëve, shkruan Reporteri.net.
Nëpërmjet një shkrimi në Cacebook ai ka thënë se mungesa e kuorumit për këtë ligj është e turpshme.
“Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk e kaloi as leximin e parë, edhe pse kam pasur shumë shpresë që kjo procedurë do të kryhet sot. Dy herët e votimin nuk kaluan numrin e 45 deputetëve, duke e pamundësuar ecjen përpara të këtij ligji”, tha ai.
Sipas ministrit Kuçi qëllimi i këtij ligji del mbi secilin interes.
“Bashkë me ligjin për lehtësira ekonomike, ky ligj është çelës që të ndihmojmë bizneset e Kosovës, rrjedhimisht të ndihmojmë edhe qytetarët. Po i bashkangjitem qëndrimit të ministres Hykmete Bajrami, që ky ligj të del para deputetëve përsëri këto ditë. Çdo vonesë reflekton jo mirë në ekonominë e vendit”, ka shkruar ai.