Anulimi i kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll si shkak i pandemisë COVID-19, bëri që skuadra e Arbërisë nga Dobraja e Lipjanit të jetë antëtari më i ri i Superligës së Kosovës në futboll, pasi ishte renditur në pozitën e dytë në një rang më të ulët të garave.
Tashmë, kjo skuadër që do të garon për herë të parë në histori të klubit në elitën e futbollit në vend, ka filluar organizimin për ediconin e gjatë që i pret.
Si fillim, Arbëria emroi në postin e trajnerit prishtinasin Arbnor Morina, kurse pas tij tashmë ka filluar të prezantojë ardhjet e reja në ekip.
I fundit që u prezantua ishte sulmuesi afrikan Willy Zamble, kurse deri më tani ky ekip ka kompletuar edhe ardhjet e futbollistëve: Bruno Arrabal, Eron Hyseni, Labinot Ibrahimi, Prince Mambouana, Donat Kaçiu, Agron Bruqi, Gëzim Rusi, Arbër Pira dhe Aladin Dakovaq.