Gratë e forta kanë një impakt kaq të madh në jetët tona, saqë nuk mund të mos prekemi prej tyre. Ti mund të jesh rritur nga një grua e fortë, apo ke patur një grua të fortë si model në jetën tënde, që ka ndihmuar në formësimin tënd sot. Nëse identifikohesh si një grua e fortë, atëherë me siguri do të gjesh tek vetja tiparet e mëposhtme.
- Ke kurajë të pashoqe
Nëse je një grua e fortë, atëherë ti je në këmbë për të përballuar çdo sfidë, pa marrë parasysh se çfarë përfshin ajo. Një grua e fortë del nga çdo situatë që nuk i shërben interesit më të mirë të saj, gjë e cila gjithashtu kërkon guxim të madh. Mund të ndjesh frikë, por ti shtyn fort përtej frikës, dhe qëndron në këmbë përballë vështirësisë ose rrezikut, gjë e cila ju bën tepër të fuqishme dhe një forcë për t’u marrë mirë parasysh.
- E do veten, pavarësisht gjithçkaje
Nëse e do veten, pavarësisht nga gabimet që ke dhe të metat e tua të perceptuara, atëherë je me siguri një grua e fortë. Dashuria për veten kërkon përpjekje të madhe dhe kohë për t’u kultivuar, dhe vetëm gratë e forta e dinë se si ta duan vërtetë veten e tyre.
- Nuk varesh nga askush tjetër
Gratë e pavarura nuk mbështeten tek askush tjetër, për mirëqenien e tyre financiare, emocionale, mendore apo fizike. Mund të duket e frikshme të dalësh në botë e vetme, por gratë e forta nuk e lnë frikën nga dështimi që t’i frenojë. Kini besim në veten tuaj për të përballuar me çdo sfidë, gjë që e bën një grua e fortë.
- Je e mirë dhe e dhembshur
“Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme” – Nënë Tereza
Gratë e forta nuk e konsiderojnë mirësinë një dobësi; ato e shohin atë si një pjesë shumë të domosdoshme të qenies së tyre, e cila i ndihmon për t’u lidhur me të tjerët emocionalisht, dhe për të ngritur të tjerët, në vend se t’i “shembin”. Gratë e forta nuk e përdorin veten e tyre për keq, por për mirë.
- Ti gjithmonë ndjek intuitën
Gratë e forta nuk dëgjojnë asnjë zë në jetën e tyre, por vetëm zërin e tyre të brendshëm. Ato ndjekin vetëm instiktin, sepse askush nuk e di më mirë se ato, se çfarë duan me të vërtetë dhe për çfarë kanë nevojë në jetë. Intuita jote flet me zë të lartë, dhe ti ke mësuar se si ta qetësosh mendjen tënde dhe vërtetë ta dëgjosh atë.
- Të tjerët të konsiderojnë një shembull shumë të mirë për t’u ndjekur
Gratë dhe burrat e tjerë të shohin me admirim për personalitetin e mrekullueshëm, qëndrimin dhe trajtimin e të tjerëve. Njerëzit vijnë tek ti për këshilla, ose edhe vetëm për të të takuar biseduar për një grimë. Ata me të vërtetë duan shoqërinë tënde, pasi rrezaton lumturi, urtësi, mirësi dhe forcë.
- Di si ta bësh vetë, lumturinë tënde
Gratë e forta gjithashtu nuk varen nga të tjerët për lumturinë e tyre; ato e krijojnë atë. Nëse jenjë grua e fortë, ti kurrë nuk lë ndjenjat e njerëzve të tjerë që t’ju vënë përfund. Gjithashtu nuk le trazirat e tua të brendshme, që të udhëheqin jetën tënde – ti ngrihesh mbi to dhe nxjerr më të mirën nga ky udhëtim i bukur.
- Nuk ke frikë për të treguar emocionet e tua
“Asnjëherë mos të të vijë turp se si mendon. Ti ke të drejtë të ndiesh çdo emocion që dëshiron” – Demi Lovato.
Gra të forta gjithashtu nuk qortojnë veten ose të tjerët për ndjenjat dhe emocionet që ndajnë. Ato e dinë se frenimi i emocioneve vetëm sa krijon më shumë probleme në afat të gjatë, dhe fshehja e ndjenjave të tua nuk është aspak e shëndetshme, shkruan bota.al. Ato thonë atë që mendojnë, shprehin ndjenjat e thella dhe mendimet, dhe më tej ecin përpara me jetën e tyre.
- Ti gjithmonë beson tek vetvetja
Besimi tek vetja të lejon të arrish lartësi të reja në jetë, por vetëm një grua e fortë e di këtë. Ato e dinë se të kesh besim në aftësitë e tua, është thelbësore për të krijuar jetën që do të jetosh.
- I tregon të tjerëve dashuri dhe mbështetje të pakufizuar
Një studim i dashurisë së nënës në tru, krahasuar me dashurinë romantike, zbuloi se zonat e trurit që janë aktive në dashurinë romantike, janë gjithashtu aktive në dashurinë e nënës. Kjo tregon se, bazuar në dashurinë që nëna jote tregoi për ty kur ishe fëmijë, ti ke themelin për t’u dhënë të tjerëve të njëjtën dashuri të pakushtëzuar.