Sot në kuadër të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet ndeshja çerekfinale në mes të Barcelonës dhe Bayern Munchenit.
Ky takim pritet të jetë mjaft interesant, pasi takohen dy gjigantët e futbollit evropian.
Në duelin që fillon nga ora 21:00, dy skuadrat priten të kenë mungesat e tyre.
Te katalanasit, do të mungojnë treshja, Morer, Umtitit dhe Todibo, dy të parët të lënduar kurse i fundit i karantinuar pasi doli pozitiv me COVID-19.
Ndërsa, te bavazrezët pritet të mungojë vetëm francezi, Pavard i cili është i lënduar.
Ky duel zhvillohet në Lisbonë, dhe fituesi brenda këtij takimi kalon në gjysmë-finale të ‘Championsit’.