Rinor Qehaja nga Instituti EdGuard ka thënë se mësimi online i nxënësve në Kosovë, nuk ka sjellë rezultat të kënaqshëm të mësimnxënies.
Qehaja u shpreh se këto janë të gjeturat në bazë të një hulumtimi të kryer lidhur me procesin mësimor nga distanca të zhvilluar nga periudha e muajit mars, njofton Klan Kosova.
”Ajo çka është parë nga periudha e ndërprerjes së mësimit nga marsi e tutje, mësimi në distancë nuk ka ofruar rezultatin e duhur”.
”Si i tillë është arritur mbingarkesë. Një qëllim për ta mbuluar tërë kurikulën është rikthy në një rezultat jo të kënaqshëm”.
”Studimet e vënë në pah një lloj interaktiviteti mes nxënësit dhe mësimdhënësit”.
Sa janë dëmtuar nxënësit nga ky proces mësimor në distancë?
”Nxënësit tanë janë dëmtuar shumë, dhe do të dëmtoheshin edhe më shumë nëse i njëjti proces do duhej të vazhdonte nga shtatori e tutje”.
”Është një rëndësi e veçantë që rikthimi të bëhet gradual”.
”Duke pasur gjithmonë sigurinë e nxënësve por edhe të rikthehet fokusi që dija të parashikohet siç është në kurrikulë në mënyrë që të gjithë nxënësit të arrijnë rezultatin e të zënit pa përjashtim”