Duke filluar nga dita e shtunë personat që hyjnë ne Britaninë e Madhe duhet të vetizolohen për 14 ditë, të gjithë ata që nuk i binden këtij vendimi do të gjobiten duke filluar nga 1 mijë deri në 5 mijë funte.
Ky vendim merret pasi llogariten që 150 mijë turistë britanikë të jenë duke i kaluar pushimet verore në Francë,dhe karantinimi për ta do të jetë i obligueshëm, shkruan BBC.
Përveç nga Franca në vetizolim duhet të hyjnë edhe personat që vijnë nga vendet si Holanda,Turqia, Malta dhe Monako.