Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e ka falenderuar të përzgjedhurin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, për mbështetjen që po i ofrohet procesit të dialogut.
Grenell përmes një shkrimi në Tëitter ka bërë të ditur se më 2 shtator do të takohen liderët e Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa ambasadorja Çitaku e ka falenderuar Grenellin për mbështetjen amerikane.
“Faleminderit që kombet e lira dhe demokratike gjithmonë mund të mbështeten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.