Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, në Tufinë, Tiranë.
Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.