Ka vdekur sot pas një sulmi në tru dizajneri i njohur gjakovar Gurakuq Dobruna, shkruan Reporteri.net.
Gurakuq Dobruna njihet si dizajneri i serive grafike Lirindja. Në këtë kopertinë Dobruna paraqiti 5 femra shqiptare që bën bujë nëpër gjithë botën.
Ai vendosi xhudisten Majlinda Kelmendi që na bëri sa e sa herë krenar me sukseset e saj dhe ngritjen e flamurit të Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës.
Dobruna në këtë dizajn ka paraqitur edhe këngëtaret me famë botërore e origjinë nga Kosova si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.
Sherife Luta e paraqitur po ashtu në këtë dizajn, është shqiptarja e cila mbante fëmijën në duar, e dëshpëruar dhe ushqente beben e saj dhe ecte në kolonën për shkak të dëbimit të tyre nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.