• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Trump arrin fitore diplomatike, i bindë Izraelin dhe Emiratet t’i normalizojnë marrëdhëniet

06/06/2022 - 13:34:49
Trump arrin fitore diplomatike, i bindë Izraelin dhe Emiratet t’i normalizojnë marrëdhëniet

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën, me ndërmjetësimin e Presidentit Donald Trump, një marrëveshje historike paqeje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme.

Sipas marrëveshjes, Izraeli pranon të pezullojë zbatimin e sovranitetit në zonat e Bregut Perëndimor për të cilat kishte diskutuar aneksimin, thanë zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo më shumë

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32

Marrëveshja e paqes është produkt i diskutimeve të gjata midis Izraelit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat u përshpejtuan kohët e fundit, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët thanë se marrëveshja është e para e këtij lloji që kur Izraeli dhe Jordania nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1994. Ajo gjithashtu shënon për Presidentin Trump një sukses në politikën e jashtme, ndërkohë që ai është në garë për t’u rizgjedhur më 3 nëntor.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se këshilltari i lartë i Presidentit Trump, Jared Kushner, ambasadori amerikan në Izrael David Friedman dhe i dërguari në Lindjen e Mesme Avi Berkowitz u përfshinë ngushtësisht në negociatat për marrëveshjen, po ashtu edhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga të tre vendet thuhej se të tre udhëheqësit kishin “rënë dakord për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”.

“Ky hap diplomatik historik do të avancojë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme“, thuhet në deklaratë.

Delegacionet nga Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të takohen në javët e ardhshme për të nënshkruar kontrata dypalëshe në lidhje me investimet, turizmin, fluturimet direkte, sigurinë, telekomunikacionin dhe çështje të tjera, thuhet në deklaratë

Dy vendet pritet që së shpejti të shkëmbejnë ambasadorë e të kenë përfaqësi diplomatike..

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?
Bota

Çka fshihet pas konfliktit të armatosur mes Indisë e Pakistanit?

May 8, 2025
31
Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve
Bota

Kush do ta fitoj këtë luftë India apo Pakistani? Shiko statistikat dhe forcën e dy shtetëve

May 7, 2025
32
Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit
Bota

Presidenti kinez sot në Rusi, do të marrë pjesë në paradën e Putinit

May 7, 2025
4
Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?
Bota

Ja pse India po e sulmon me Pakistanin?

May 7, 2025
100
CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë
Bota

CIA i fton zyrtarët kinezë të bashkëpunojnë

May 2, 2025
10
Gjenerali austriak: Kërcënimi i një sulmi ndaj Austrisë është real
Bota

Gjenerali austriak: Kërcënimi i një sulmi ndaj Austrisë është real

May 2, 2025
58
Next Post
Masat e reja për pasagjerët në aeroportet zvicerane

Masat e reja për pasagjerët në aeroportet zvicerane

Më të fundit

  • Dëshmitari: Po Gjokoviqi ishte i uniformuar e i armatosur me 7 maj të vitin 1999 në Ozdrim
  • LDK me kallëzim penal për ish-qeverinë Kurti
  • A i është hequr “non grata”? Pse Berisha po e falenderon DASH dhe Trumpin
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi