Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.A për shkak të veprës penale “Sulm seksual”.
Të pandehurit B.A iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës