Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është përfshirë përsëri në një skandal seksual, mësohet jozyrtarisht.
Derisa ishte në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ai po dyshohet se ka ngacmuar një 23-vjeçare, e cila ishte duke qëndruar në spital me vajzën e saj.
“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.